Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Liga Premier është turneu më i rëndësishëm i Cityt

2018/02/Pep-Guardiola-1.jpg
253:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 25: Pep Guardiola the head coach / manager of Manchester City during the Carabao Cup Final between Arsenal and Manchester City at Wembley Stadium on February 25, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola ka thënë se Liga Premier është gara më e rëndësishme për Manchester Cityn këtë sezon.

City prinë 13 pikë nga vendi i dytë, por tekniku spanjoll mendon se ende nuk ka përfunduar asgjë.

"Fakt është se jemi duke konkurruar për trofeun më të rëndësishëm të sezonit", ka thënë Guardiola.

"Liga Premier është më shumë se Liga e Kampionëve, më shumë se FA Cup dhe Carabao Cup".

"Është një argument i mjaftueshëm për t'u fokusuar, gjashtë ndeshjet e radhës janë të tmerrshme sa i përket cilësisë së kundërshtarëve".

(Foto: Getty Images)

"Kemi ende gjashtë ndeshje dhe kur mendon për Arsenalin, Chelsean, Tottenhamin, Manchester Unitedin dhe ato si Stoke, të cilët luajnë për të shpëtuar nga eliminimi".

"Do shkojmë në Goodison Park (ndaj Evertonit), që statistikisht gjithmonë është një ndeshje e vështirë", ka shtuar spanjollit. /Telegrafi/