Please enter at least 3 characters.

Guardiola dhuron një milion euro në luftën kundër coronavirusit

2020/03/PepGuardiola-1.jpg
261:"SHEFFIELD, ENGLAND - MARCH 04: Pep Guardiola, Manager of Manchester City looks on prior to the FA Cup Fifth Round match between Sheffield Wednesday and Manchester City at Hillsborough on March 04, 2020 in Sheffield, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Një tjetër figurë e njohur nga bota e futbollit ka bërë një donacion të madh në luftën kundër coronavirusit.

Pep Guardiola ia ka dhuruar një milion euro Fondacionit Angel Soler Daniel ditën e martën, për të ndihmuar në sigurimin e pajisjeve mjekësore në luftën kundër pandemisë globale.

Paratë do të shpenzohen për të blerë materiale mbrojtëse, si maska, syze, dorëza, dezinfektues dhe respiratorë, të cilët pastaj do të shpërndahen nëpër qendra të ndryshme mjekësore në Kataluni.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver))

Në ndërkohë, fushata e nisur nga Col•legi de Metges de Barcelona (COMB), ka mbledhur edhe 33.000 euro të tjera deri më tani.

Donacioni i dhuruar nga trajneri i Manchester Cityt do të shfrytëzohet edhe për shtypjen e fletushkave të ndryshme dhe fushatave vetëdijësuese. /Telegrafi/