Please enter at least 3 characters.

Grupi i Kosovës: Republika Çeke mposht Anglinë - Mali i Zi dhe Bullgaria luajnë pa gola

2019/10/CekiAngli.jpg
302:"PRAGUE, CZECH REPUBLIC - OCTOBER 11: Harry Maguire of England reacts after Zdenek Ondrasek of Czech Republic scores his sides second goal during the UEFA Euro 2020 qualifier between Czech Republic and England at Sinobo Stadium on October 11, 2019 in Prague, . (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Republika Çeke ka regjistruar fitore prej 2-1 kundër Anglisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin A kualifikues për 'Euro 2020' që u zhvillua në Sinobo Stadium në Pragë.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e pestë të sfidës me një gol të shënuar nga Harry Kane nga pika e bardhë.

Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe vendasit e barazuan rezultatin përmes Jakub Brabec (9'), i cili u asistua nga Ondrej Celustka.

Golin e përmbysjes dhe të fitores e shënoi Zdenek Ondrasek në minutën e 85-të, pas asistimit nga Lukas Masopust.

Kjo ishte humbja e parë e Anglisë në fazën kualifikuese, ndërkohë që i kishte fituar katër ndeshjet e para.

Në ndërkohë, ndeshja tjetër e Grupit A (pjesë e të cilit është edhe Kosova) ndërmjet Malit të Zi dhe Bullgarisë është mbyllur pa gola. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7mjcch