Please enter at least 3 characters.

Gruaja e Tom Hanks me kancer gjiri

2016/01/tomhanks.jpg

Bashkëshortja e aktorit Tom Hanks, Rita Wilson, ka zbuluar se së fundmi është diagnostikuar me kancer në gji dhe i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë.

58-vjeçarja, edhe ajo aktore, e bëri publik lajmin nëpërmjet një komunikate në revistën ‘People’ ditën e martë.

“Javën e kaluar, me bashkëshortin pranë meje, dhe me mbështetjen e miqve, iu nënshtrove një mastektomie të dyfishtë”, tha ajo në komunikatë.

“Pres që të rekuperohem plotësisht. Pse? Sepse e kam kapur shpejt dhe kam mjekë të shkëlqyer”./Tch/