Please enter at least 3 characters.

Gruaja e ndarë e Keith Flint vendos të mos flasë, thjesht e shpërndan lajmin për vdekjen e tij

2019/03/KeithFlintpag.jpg
238:"INCHEON, SOUTH KOREA - AUGUST 09: Maxim Reality and Keith Flint of the Prodigy perform onstage during the day three of the Incheon Pentaport Rock Festival on August 9, 2015 in Incheon, South Korea. (Photo by Chung Sung-Jun/Getty Images)
12:"Getty Images

Gruaja e Keith Flint, Mayumi Kai, ka bërë një publikim në rrjetet sociale pas vdekjes së këngëtarit të "The Prodigy", për të cilin besohet se ka bërë vetëvrasje.

DJ japoneze, e cila në kohët e fundit kishte jetuar e ndarë nga muzikanti, ka vendosur të mos e komentojë vdekjen e burrit të saj.

Keith Flint (Foto: Chung Sung-Jun/Getty Images/Guliver)

Ajo ka qenë në vendlindjen e saj në Japoni kur Flint ka ndërruar jetë dhe më pas trupi i tij është gjetur nga shërbimet emergjente.

Kai e ka shpërndarë një lajm në japonisht për vdekjen e këngëtarit, ndërsa ka vendosur të mos e komentojë vdekjen e tij.

Në këtë mënyrë, ajo i ka qëndruar prapa publikimit në faqen zyrtare të "The Prodigy" në lidhje me vdekjen e Keith.

“Lajmi është i vërtetë, nuk mund të besoj se po e them këtë , por vëllai ynë, Keith, ia mori jetën vetes gjatë fundjavës. Jam i shokuar, shumë i zemëruar, i hutuar dhe me zemër të thyer… U prehsh në paqe vëlla”, shkruante në faqen e grupit në Instagram, ndërsa postimi është bërë nga Liam Howlett.

Flint dhe Mayumi u martuan në vitin 2006, ndërsa më herët ai ka qenë në lidhje me prezantuesen televizive, Gail Porter, me të cilën ishte ndarë në vitin 2000. /Telegrafi/