Please enter at least 3 characters.

Griezmann: Një francez duhet të fitojë Topin e Artë

2018/10/Antoine-Griezmann.jpg
282:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Antoine Griezmann, Paul Pogba, and Kylian Mbappe of France celebrate following their sides victory in the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, beson se një lojtar francez duhet të fitojë Topin e Artë.

Pas triumfit në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018' 27-vjeçari thotë ai apo një nga Paul Pogba, Hugo Lloris, Raphael Varane, Kylian Mbappe dhe N’Golo Kante duhet ta fitojnë çmimin e madh evropian.

“Një francez duhet ta fitojë Topin e Artë", ka thënë Griezmann, i cituar nga France Football.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Karim Benzema është pjesë e listës së ngushtë për të fituar çmimin e lartpërmendur, por ai nuk ishte pjesë e skuadrës franceze në Rusi.

Griezmann javë më parë kishte thënë se ëndrra e tij është të fitojë një ditë Topin e Artë.

Në sezonin e fundit ylli i Atleticos shënoi 29 gola në 49 paraqitje në të gjitha garat.

Ndërsa në 11 ndeshjet e para të sezonit 2018/19 ka shënuar katër gola/ /Telegrafi/