Please enter at least 3 characters.

Griezmann flet për kuptimin e lojës së Messit dhe lëndimin e argjentinasit

2019/09/AntoineMessi.jpg
293:"BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 24: Antoine Griezmann of FC Barcelona celebrates with his teammate Lionel Messi after scoring the opening goal during the Liga match between FC Barcelona and Villarreal CF at Camp Nou on September 24, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Antoine Griezmann e ka komentuar ndeshjen e të martës mbrëma ndaj Villarrealit, në të cilën shënoi një gol.

Barcelona fitoi me vështirësi (2-1), ndërsa Lionel Messi, i cili e nisi takimin nga minuta e parë, u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të lëndimit.

Ishte pikërisht superylli argjentinas, ai që asistoi te goli i francezit, ndërsa ky i fundit e ka komentuar partneritetin me të në sulm, si edhe lëndimin.

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Dy lojtarët bënë paraqitje të mirë në formacionin 4-3-3 dhe Griezmann e ka bërë të qartë se ai ka nisur të përshtatet te klubi i ri dhe kuptohet mirë me yllin kryesor të skuadrës.

"Në fund, Leo e dërgon topin aty ku dëshiron dhe me të, të gjithë i kanë pozitat e tyre", ka deklaruar Griezmann për Moviestar pas ndeshjes.

"Ai pati dhimbje. Nuk e di (çfarë ndodhi saktësisht) sepse nuk e kam pasur rastin të flas me të dhe trajneri na jepte instruksione taktike", ka shtuar më tej ish-sulmuesi i Atletico Madridit. /Telegrafi/

Lionel Messi pas lëndimit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)