Please enter at least 3 characters.

Greqi, fillojnë procedurat parlamentare për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

2016/01/poposki-greqia-n-euml-kriz-euml-s-rsquo-ka-koh-euml-p-euml-r-kontestin-me-shkupin_hd.jpg

Autoritetet greke sot pasdite pritet të shqyrtojnë propozim-ligjin për ratifikimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.

Kryetari i Kuvendit, Nikos Voutsis, paraprakisht do të mbajë takim me nënkryetarët që të caktohet procedura parlamentare, gjegjësisht sa mbledhje do të mbajë komisioni dhe kur do të caktohet seanca plenare.

Propozim-ligji gjatë fundjavës u dorëzua në Parlamentin e Greqisë, ndërkaq pritet që të votohet deri të premten.

Pasi që Greqia ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, NATO do të mundet ta aktivizojë protokollin për hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut si vendi i 30-të. Pas nënshkrimit të këtij dokumenti do të fillojë procesi i ratifikimit të saj në 29 parlamentet e vendeve anëtare.