Grenell jep dorëheqje nga Departamenti i Shtetit, mbetet i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi
02/06/2020
I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga pozita që kishte në Departamentin amerikan të Shtetit.
Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Instagram.
"Unë sot unë zyrtarisht kam dhënë dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit", ka shkruar Grenell, përcjell Telegrafi.
Ditë më parë, zëdhënësi i tij, Dick Custin në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar se Grenell do të vazhdojë të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.
Grenell mbetet në krye të dialogut Kosovë-Serbi, pret rifillimin e tij pasi të formohet Qeveria e re
“Ambasadori Grenell mbetet si i dërguari presidencial dhe ai pret diskutimin e ardhshëm të dialogut, sapo të përcaktohet përbërja e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Custin. /Telegrafi/


