Please enter at least 3 characters.

Grabitje në Prishtinë, turistëve u merren para nën kërcënimin e armës dhe thikës

Dy persona me shtetësi të huaj kanë raportuar se janë grabitur nga një grup prej 5 deri në 6 personash në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 00:20, në një parking.

Dy viktimat, një mashkull dhe një femër, kanë deklaruar se dy nga të dyshuarit i kanë kërcënuar me armë dhe thikë, duke u marrë një shumë parash.

Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë. /Telegrafi/