Please enter at least 3 characters.

Grabitje në një pompë të derivateve në Pejë

2020/05/la-benzina-con-lo-sconto-dove-si-trovano-le-pompe-bianche.jpg

Polica ka njoftuar se dje në qytetin e Pejës ka ndodhur një rast grabitje.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një pikë të derivateve, është sulmuar nga një person i pa njohur dhe nën kërcënimin e thikës iu është grabitur kartela e cila shërben për aktivizimin e aparateve për furnizim të derivateve.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/