Please enter at least 3 characters.

Grabitje e armatosur në tentativë

2016/01/grabitje-me-arm-euml-si-n-euml-p-euml-r-filma_hd.jpg

Një person ka raportuar në Polici se përderisa ishte në auto-sallon, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të kryejnë grabitje.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të mërkurën rreth orës 16:50.

Njëri nga të dyshuarit gjatë tentimit të grabitjes, ka shtënë me armë zjarri, ku ka dëmtuar pajisjen kompjuterike dhe tavolinën. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/