Gostivar, zbulohen lëndë narkotike në një veturë
18/04/2019
Dje rreth orës 13:50 në fshatin "Toplic" të Gostivarit, është ndaluar një veturë e markës "BMW" me targa të Gostivarit, e cila drejtohej nga S.A. (22), ndërsa në të si bashkudhëtar kanë qenë edhe E.L. (20) dhe dy persona të mitur nga mosha 16 dhe 17, të gjithë nga Toplica.
Gjatë kontrollit të veturës, është zbuluar mariuhanë.
Policia ka arrestuar të katër personat dhe janë dërguar në stacionin policor në Gostivar.
Janë marrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/


