Please enter at least 3 characters.

Google, kompania e dytë më e vlefshme në SHBA

2016/01/google-kompania-e-dyt-euml-m-euml-e-vlefshme-n-euml-shba_hd.jpg

Me këtë ngritje në radhitje, edhe zyrtarisht teknologjia e ka rritur ndikimin e saj në ekonominë amerikane.

Gjiganti amerikan i kërkimit, i cili njëkohësisht është edhe publikuesi më i madh i reklamave online e ka rritur vlerën e saj tregtare në 395.7 miliardë dollarë, për ta tejkaluar kompaninë Exxon, vlera e së cilës është 395.4 miliardë dollarë, thuhet sipas Bloomberg.

Vlera tregtare e Apple është 463.5 miliardë dollarë, ndërsa ajo e Microsoft Corp, e cila është në vendin e katërt, është 303.5 miliardë dollarë.

Kompanitë e teknologjisë janë duke u ngritur shumë, për tu bërë lojtar të rëndësishëm në treg, dhe duke i tejkaluar industritë e tjera sikurse atë financiare, apo atë të shitjeve me pakicë. / Telegrafi /