Please enter at least 3 characters.

Google bëhet gati për Nexus TV

2016/01/google-b-euml-het-gati-p-euml-r-nexus-tv_hd.jpg

Sipas The Verge thuhet se Google tani është duke punuar në projektin e saj të ri për krijimin e Nexus TV, i cili do të mundësohet nga një resiver të ngjashëm me Apple TV, dhe i njëjti do të paraqitet në treg dikur gjatë vitit 2014.

Ngjashëm me Chromecast, edhe resiveri i bazuar në Android do t’i lejojë përdoruesit që të shohin përmbajtjen e rrjeteve të mëdha të televizionit sikurse Netflix, Hulu dhe YouTube, si dhe mundësinë e përzgjedhjes së video lojërave.

Ende nuk dihet asgjë për çmimin e mundshëm të kësaj pajisje, mirëpo thuhet se Nexus TV do të mund të paraqitet në treg në gjysmën e parë të vitit 2014, kohë kjo kur edhe do të merret vesh kostoja për tu pajisur me këtë resiver. / Telegrafi /