Please enter at least 3 characters.

Golf-i del nga rruga, dy të lënduar(Foto)

2017/05/golfi.jpg

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes vetura e tipit Golf II ka dal nga rruga për të rënë në përroin e fshatit.

KosovaPress mëson se në këtë aksident dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Në bazë të fotografive që dëshmitarët i kanë dërguar në redaksinë e KosovaPress-it shihet se në aksident nuk ka të përfshirë vetura tjera përveç Golf-it.