Gold AG paralajmëron këngën e re (Video)
19/01/2016
Reperi Gold AG ka njoftuar se së shpejti do të vijë me një këngë të re.
Këtë njoftim, Arian Agushi e ka bërë në rrjetet sociale duke bërë të ditur se kënga do të quhet “Trim Jezerci”.
Natyrisht se kënga përmban elemente patriotike, ndërsa Goldi ka dhënë një ide se si do të tingëllojë kënga përmes një videoje të publikuar.
“‘Trim Jezerci’… Vjen së shpejti”, ka shkruar këngëtari. /Telegrafi/


