Gol i mrekullueshëm i Messit, shënon për të 50-tën herë nga gjuajtja e lirë
295:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 29: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring his team's third goal with Jordi Alba of FC Barcelona during the Liga match between FC Barcelona and Real Valladolid CF at Camp Nou on October 29, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
Festa e Lionel Messit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
29/10/2019
Gjysma e parë e ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Real Valladolidit e zhvilluar në Camp Nou, kishte të bënte me superyllin argjentinas, Lionel Messi.
Blaugranët i shënuan tre gola në fraksionin e parë, ndërsa e pranuan një nga skuadra kundërshtare. Clement Lenglet e zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë të takimit.
Kiko Olivas e barazoi rezultatin (15'), mirëpo Arturo Vidal e riktheu epërsinë (29') i asistuar pikërisht nga Messi.
Në minutën e 34 u akordua gjuajtje e lirë për vendasit, ndërsa përgjegjësinë e mori 'numri 10' i katalunasve.
Leo Messi goditi duke e dërguar topin në skajin e portës që ishte i pandalshëm nga portieri. Për më shumë, ky ishte goli i 50-të në karrierë nga gjuajtja e lirë. /Telegrafi/


