Please enter at least 3 characters.

Goditet nga një veturë derisa po ecte – policia nis hetimet për “tentim vrasje” në Prishtinë

2016/01/tentim-vrasje-n-euml-pej-euml-taksisti-gjuan-qytetarin-me-arm-euml_hd.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raportimeve të policisë, viktima mashkull kosovar, ka deklaruar se është goditur nga një veturë teksa po ecte në këmbë rreth orës 19:40.

Si pasojë e goditjes, ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar nisjen e hetimeve për veprën penale “tentim vrasje”.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/