Goditen dy këmbësorë në Banullë të Lipjanit, Policia identifikoi dhe arrestoi të miturin që iku pas ngjarjes
04/09/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur në fshatin Banullë të Lipjanit.
Rasti ka ndodhur më 1 shtator, në ora 21:51.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë e dyshuar ka goditur dy këmbësorë, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.
Më 03.09.2026, Njësia e hetimeve ka arritur që ta identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar të mitur mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/


