Godit me veturë policin dhe largohet
27/08/2019
Një person në Podujevë duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, me veturën e tij në lëvizje ka goditur njërin nga zyrtarët.
Më pas ai është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati dhe rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/


