Glorifikimi i Mlladiqit në Serbi, OVL e UÇK-së: E turpshme, nderimi i një krimineli të luftës fyen çdo viktimë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dënuar ashpër përpjekjet e Serbisë për lartësimin e figurës së kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.
OVL e UÇK-së thekson se lartësimi i figurës së Mlladiqit fyen çdo viktimë të tij.
Lexoni të plotë reagimin e OVL e UÇK-së:
Dënojmë ashpër përpjekjen e turpshme të Serbisë për të lartësuar Ratko Mlladiqin dhe për ta kthyer varrimin e tij në akt nderimi shtetëror. Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid.
Beogradi sërish refuzon të përballet me të kaluarën e vet kriminale. Përkundrazi, vazhdon ta ushqejë po atë ideologji që shkaktoi masakrat, dëbimet dhe varrezat masive. Kjo sjellje kërcënon drejtpërdrejt paqen rajonale.
Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë. /Telegrafi/


