Please enter at least 3 characters.

Gjyqi i dytë i fajësimit të Donald Trumpit po hyn në ditën e dytë

2021/02/58bbe6bc-1c1e-47a7-b4a1-55f0790d4897.jpg

Sot është dita e dytë e gjykimit të dytë të fajësimit të ish-presidentit Donald Trump.

Demokratët dhe republikanët do të prezantojnë edhe sot argumentet e tyre në Senat, raporton cnn.

Akuzuesit do të shfaqin edhe sot pamjet e sigurisë së Kongesit amerikan të paparë më parë për të demonstruar shkallën e dhunës që ka ndodhur.

Dje, avokatët e Trumpit kanë dhënë deklaratat e tyre hapëse. Senati vendosi gjithashtu që gjyqi i fajësimit të Trumpit ishte kushtetues, duke votuar 56 me 44 kundër.

Ndryshe, ish-presidenti po akuzohet se ka nxitur mbështetësit që të shkaktojnë kaosin në Capitol Hill, ku për pasojë kishte edhe viktima. /Telegrafi/