Please enter at least 3 characters.

Gjykata Themelore në Gjakovë shpall konkurs për praktikantë

Në bazë të nenit 3 të Rregullores nr.08/2017 , për praktikantë vullnetarë, Gjykata Themelore Gjakovë, më datë 04.03.2025, shpall konkurs për praktikantë në në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe degët e saj në Rahovec dhe Malishevë.

Përmes këtij konkursi kërkohen 20 praktikantë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, 10 praktikantë në degën e kësaj Gjykate në Malishevë, dhe 10 praktikantë të tjerë në degën e Gjykatës në Rahovec.

Në përshkrimin e detyrës thuhet se praktikantët do të ndihmojnë  zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Në këtë konkurs janë bërë të ditura edhe kualifikimet të cilat duhet t'i posedojnë kandidatët të cilët janë të interesuar për këto pozita, dhe kualifikimet janë këto :

  • Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Master,
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

Tutje bëhet e ditur se konkursi do të jetë i hapur deri me datë 18 mars 2025, dhe që aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në Rahovec dhe në Malishevë.