Gjykata e lartë pranon tre ankesa kundër gjykatësit Vlladimir Pançevski
18/01/2017
Gjykata e lartë e Maqedonisë e ka pranuar ankesën e tre të punësuarve në Gjykatën themelore Shkupi 1, kundër ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai akuzohet se në mënyrë joligjore ka kryer emërime në administratën e re gjyqësore. Pançevski e ka emëruar Roza Kavazovën, e cila ''nuk i plotëson kushtet e parapara me ligj'', por ka vazhduar me intervistat, ku është paraqitur edhe kandidatja e përmendur./Telegrafi/


