Please enter at least 3 characters.

Gjykata e Apelit i jep të drejtë PSP-së për të marrë dëshmitë rreth lëndës ''Puç''

2016/01/gjykata-e-apelit-gjat-euml-vitit-euml-sht-euml-p-euml-rballur-me-18-mij-euml-e-754-l-euml-nd-euml_hd.jpg

Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe ka vendosur se nuk ka asnjë pengesë juridike që Gjykata penale t'ia dorëzojë prokurores speciale, Katica Janeva, kopjet e dëshmive dhe të dhënave tjera për lëndën ''Puç'', tarnsmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton PSP-ja, me këtë vendim Gjykata e Apelit e shfuqizoi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për të mos ia dhënë PSP-së dëshmitë elektronike dhe të dhënat e tjera për lëndën e lartëpërmendur.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se nuk ka bazë juridike që prokuroria publike të thirret në detyrimet për ruajtje të informacioneve të klasifikuara, pasi që kjo prokurori nuk i ka peshuar si duhet dispozitat e Ligjit për informacione të klasifikuara dhe Rregulloren për siguri administrative të informacioneve të klasifikuara./Telegrafi/