Gjon Karrica: Jessy është fascinuar nga shqiptarët
04/04/2015
Ka shumë këngë, por me muzikën seriozisht është marrë kohët e fundit.
Komentohet shumë për stilin e tij ekstravagant dhe deri vonë ka hezituar që të sillte këngë të stilit të tij
Është ky Gjon Karrica, kurse kënga e re e fundit e tij mban titullin “Sex toy”. Është realizuar në bashkëpunim me Jessy Henessy-n, një braziliane tejet atraktive.
Për emisionin “Express”, ai ka thënë se, vështirësia më e madhe për këtë projekt, ka qenë koordinimi i tij me Jessyn për të xhiruar. E videoklipin, këngëtarët ia kanë besuar produksionit “Max”.
Ai ka treguar se Jessy është fascinuar me shqiptarët dhe me mikpritjen qe i është bërë këtu. Sipas Gjonit, ajo nuk e ka pasur të vështirë të këndonte në gjuhën shqipe. /Telegrafi/


