Please enter at least 3 characters.

Gjini: Lidhjet me SHBA-në po thellohen – YMCA një urë bashkëpunimi për të ardhmen

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të organizatës prestigjioze rinore YMCA, një prej organizatave më të vjetrav dhe më me ndikim në botë.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryetari Gjini, i shoqëruar nga drejtoresha e YMCA në Kosovë, Dorina Lluka - Davies, realizoi disa takime të rëndësishme në Chicago, Iowa dhe veçanërisht në Fort Dodge, i njohur si qytet mik i Gjakovës.

Gjatë vizitës së tij në këtë qytet, kryetari Gjini, u shprej tejet lumtur që lidhjet e këtyre dy qyteteve po forcohen çdo vit.

“Falënderoj përzemërsisht kryetarin e Fort Dodge, Matt Bemrich dhe stafin e tij për mikpritjen. Jam tejet i lumtur që lidhjet tona po forcohen çdo vit.” u shpreh fillimisht Gjini.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e konsullatës së Kosovës në Des Moines, Iowa, duke përmendur veçanërisht pritjen e ngrohtë dhe angazhimin e vazhdueshëm të stafit, me në krye Drilon Zogajn, në përfaqësimin dinjitoz të shtetit të Kosovës në SHBA.

Në kuadër të vizitës, delegacioni pati mundësinë të vizitojë edhe disa nga kampet dhe aktivitetet më përfaqësuese të YMCA-së, ku u diskutua rritja e nivelit të bashkëpunimit mes kësaj organizate dhe Komunës së Gjakovës, ku Gjini potencoi që kampi i organizatës YMCA në Gjakovë do të shërbejë si një shembull i shkqlqyer bashkëpunimi në të ardhmen.

“Komuna e Gjakovës dhe YMCA kanë një histori të gjatë bashkëpunimi, e cila po thellohet çdo ditë e më tepër. Jam i bindur se kampi i YMCA-së në Gjakovë do të shërbejë si një shembull i shkëlqyer në të ardhmen.” shtoi tutje Gjini.