Please enter at least 3 characters.

Gjilani fiton ndaj Drenicës me pokerin e Haxhimusës

2017/05/18422460_1331121716923503_9017325532597214246_o.jpg

Gjilani ka fituar ndaj Drenicës me rezultat 4-1 në Superligën e Kosovës.

Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Pjesa e parë ishte pa gola, por në pjesën e dytë ishte koha për spektakël nga Betim Haxhimusa.

Mesfushori shënoi katër gola në minutat: 47', 49', 53', dhe 57'. Kurse golin e nderit për mysafirët e shënoi Kreshnik Lushtaku në minutën e 82-të.

Pas kësaj fitore Gjilani ngjitet në pozitën e pestë me 44 pikë, kurse Drenica në vendin e shtatë me 37 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Gjilanit është ndaj Ferizajit, kurse Drenica pret Besën. /Telegrafi/