Please enter at least 3 characters.

Gjikos i “paraftyrohet” Atifetja (Video)

2016/01/Gjiko.jpg

Pas bujës së madhe që bëri me videon ku shihej duke shtënë me armë, reperi Asdren Gjikolli na vjen me një video qesharake.

Reperi i njohur më mirë si Gjiko, ka shkaktuar të qeshura tek miqtë e tij në “Instagram” me një video ku shihet duke shëtitur me veturë së bashku me miqtë e tij në qytetin e Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Në këtë video, rep artisti mes tjerash përmend edhe emrin “Atifete”, duke iu referuar presidentes së Kosovës, e cila si duket iu “paraftyrua” rrugës.

“Si me def” titullohet projekti i fundit i Gjikos, të cilën e solli gjatë muajit qershor dhe mori pëlqimin e fansave të tij. /Telegrafi/