Please enter at least 3 characters.

Gjiko feston ditëlindjen e 29-të duke i bërë dhuratë vetes një veturë luksoze të tipit "Porsche"

2020/01/79220558_857999681323402_3710119752532513289_n-e1578079938267.jpg

Reperi i njohur Gjiko ka pasur një vit mjaft të suksesshëm gjatë 2019-s.

Më datë 3 janar, ai ka festuar ditëlindjen e tij të 29-të, me ç'rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Reperi nga Peja ka vendosur që në 29-vjetorin e lindjes, t'i bëjë vetes një dhuratë mjaft luksoze.

Ai ka blerë një veturë të re të tipit "Porsche", pranë së cilës ka pozuar së fundmi në një fotografi të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.

"Lumturia është aroma e një veture të re", ka shkruar Gjiko në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit në hapësirën për komente.

Ndërkohë sa i përket muzikës, Gjiko po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij më të fundit muzikor, "Anna", në bashkëpunim me këngëtaren Nora istrefi. /Telegrafi/