Gjiganti italian po përgatit një ofertë befasuese për ta transferuar yllin e Man United
Luke Shaw mund t’i ofrohet një ‘rrugë shpëtimi’ nga Manchester United në janar pasi një klub evropian thuhet se po konsideron për ta bërë një ofertë për transferimin e tij. Shaë ka qenë pjesë e Unitedit për më shumë se një dekadë tani pasi iu bashkua atyre nga Southamptoni në 2014 për 30 milionë euro.Mbrojtësi i majtë ka shënuar katër gola në 278 ndeshje për Unitedin gjatë kësaj kohe duke fituar dy herë FA Cup dhe Ligën e Evropës.Sidoqoftë, aventura e Shaë me ‘Djajtë e Kuq’ është penguar nga lëndimet e shpeshta dhe kjo ka bërë që ai të ketë vetëm tri paraqitje deri më tani këtë sezon.
Sipas një raportimi nga Football 365, Napoli thuhet se po konsideron që të bëjë një ofertë për të siguruar shërbimet e reprezentuesit anglez.Napoli drejtohet nga ish-trajneri i Chelseat dhe Tottenhamit, Antonio Conte, i cili së fundmi kishte pasur si objektiv Ligën Premier për të sjellë lojtarë të ri në ekipin e tij./Telegrafi/


