Please enter at least 3 characters.

Gjiganti gjerman tenton transferimin e Abrashit

2017/07/Abrashi.jpg
494:"GER, 1.FBL, Werder Bremen vs SC Freiburg 29.10.2016, Weser Stadion, Bremen, GER, 1.FBL, Werder Bremen vs SC Freiburg, im Bild 1 zu 3 Amir Abrashi (SC Freiburg 6) gegen Felix Wiedwald (Bremen 42) jubel Amir Abrashi (SC Freiburg 6) nordphotox/xKokenge ger 1 FBL Werder Bremen vs SC Freiburg 29 10 2016 Weser Stadium Bremen ger 1 FBL Werder Bremen vs SC Freiburg in Picture 1 to 3 Amir Abrashi SC Freiburg 6 against Felix Wiedwald Bremen 42 cheering Amir Abrashi SC Freiburg 6 nordphotox xKokenge
15:"imago/Nordphoto

Amir Abrashi mund të largohet befasisht nga skuadra e tij aktuale Freiburg.

Pas dy viteve fantastike me fanellën kuq e zi të Freiburgut, Abrashi është bërë objektiv i gjigantit gjerman, Borussia Dortmund.

Mediat gjermane kanë raportuar se verdhezinjtë janë të interesuar për transferimin e Abrashit.

Mesfushori turk, Nuri Sahin pritet të largohet nga klubi dhe Abrashi shihet si zëvendësuesi i tij.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë iu bashkua Freiburgut dy vite më parë nga Grasshopper dhe llogaritet si ndër lojtarët kryesor të klubit gjerman.

Vitin e kaluar shkëlqeu në sfidën ndaj Dortmundit, nga stinori i ri Abrashi mund ta veshë fanellën verdh e zi

BVB do të tentojë me një ofertë prej pesë milionë eurove transferimin e Abrashit në ‘Signal Iduna Park’.

27-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2020 me Freiburgun.

Abrashi në stinorin e fundit zhvilloi 20 ndeshje në Bundesliga ku shënoi edhe një gol të bukur ndaj Werder Bremen. /Telegrafi/