Please enter at least 3 characters.

Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë deri në fund të sezonit

Sergio Ramos mbetet një figurë e kërkuar në futbollin evropian, pavarësisht moshës 39-vjeçare.

Legjenda spanjolle po vlerëson me kujdes hapin e tij të ardhshëm, ndërsa disa nga klubet më të njohura të kontinentit janë të interesuara për shërbimet e tij.

Manchester United është një nga opsionet e mundshme, me një ofertë që mund të shtrihet deri në fund të sezonit, duke i ofruar skuadrës përvojën dhe stabilitetin e një mbrojtësi me klas botërore.

Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë për rikthimin sensacional në Evropëtelegrafi.com

Ndërkohë, interesim për të kanë shfaqur edhe dy gjigantët italianë, Milan dhe Inter, të cilët mund të konkurrojnë për nënshkrimin e tij.

Ramos së fundmi u nda nga Monterrey, ku luajti 17 ndeshje dhe shënoi 2 gola, duke përfunduar një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij me klubin meksikan. /Telegrafi/