Please enter at least 3 characters.

Gjermania nëpërkëmb Irlandën e Veriut

2019/11/Germany-e1574199825781.jpg
291:"DORTMUND, GERMANY - OCTOBER 09: (L-R) Robin Koch, Niklas Suele, Serge Gnabry and Joshua Kimmich of Germany come together prior to the International Friendly between Germany and Argentina at Signal Iduna Park on October 09, 2019 in Dortmund, Germany. (Photo by Christof Koepsel/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjermania ia ka dhënë gjashtë gola Irlandës së Veriut dhe e ka pranuar vetëm një , në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për 'Euro 2020'.

Serge Gnabry ka qenë futbollisti që shkëlqeu në këtë sfidë duke shënuar het-trik. Anësori i Bayern Munichut e shënoi golin e parë në minutën e 19-të i asistuar nga Jonas Hector. Ky në fakt ishte goli i barazimit, pasi që mysafirët shënuan të parët me anë të Michael Smith (7').

Hector ishte asistues edhe në golin e dytë që u realizua përfunduar pjesa e parë (43') nga Leon Goretzka.

Me të filluar pjesa e dytë (47'), Gnabry e realizoi golin e tretë të gjermanëve dhe të dytin personal, i asistuar nga Lukas Klostermann.

Pas një ore lojë (60'), falë asistimit nga Julian Brandt, Serge Gnabry e kompletoi het-trikun e tij në këtë sfidë. Nga ana tjetër, Leon Goretzka e shënoi golin e dytë personal (73'), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Julian Brandt, i asistuar nga Toni Kroos.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Holanda e ka mposhtur Estoninë me rezultat 5-0, ndërsa ka përfunduar e dyta në grup pas Gjermanisë. /Telegrafi/