Please enter at least 3 characters.

Gjendet trupi i pajetë i Arjan Salës brenda magazinës së djegur në qendrën tregtare në Tiranë

2021/03/foto-kryesore-8.jpg

Është gjetur trupi i viktimës Arjan Sala, që mbeti i brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare, në Tiranë.

Në ditën e katërt të kërkimeve nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00, zjarrfikësit kanë gjetur trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Dyshohet se në momentin e zjarrin 32-vjeçari ka hyrë brenda për të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë magazinës, por fatkeqësisht ka ngecur vetë brenda.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. /Tch/