Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 20:30.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore. /Telegrafi/