Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

2024/06/441458822_455872517036916_6487739499351113973_n-1.jpg

Një person është gjetur pa shenja jete sot në qytetin e Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën "Vëllezërit Kastrati" në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova.

Ai shtoi se me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet " Hetim i vdekjes".

Ndryshe Telegrafi nga burime mëson se viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje dhe se  i njëjti është rreth moshës 60 vjeç. /Telegrafi/