Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në një banesë në Prishtinë

2020/02/Shiriti-i-policise.jpg

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e diel në një banesë në Prishtinë.

Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

"Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë me ç’rast në vendngjarje kanë dal njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar", bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/