Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan

2024/03/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-e1719478029110.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Lipjan. Viktima është gjetur nga fqinja e tij. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij, nga fqinja e tij ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/