Gjendet pa shenja jete një person në Janjevë
27/07/2026
Një person mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Janjevë.
Sipas njoftimit policor, rasti është raportuar më 26 korrik 2026, rreth orës 09:30.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve. /Telegrafi/


