Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë, nisin hetimet
13/04/2026
Një person është gjetur pa shenja jete në Graçanicë, duke ngritur dyshime për rrethanat e vdekjes së tij.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima është një mashkull kosovar, i cili është gjetur i pajetë më 12 prill 2026.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkakut të vdekjes.
Rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen” dhe mbetet në procedurë hetimore. /Telegrafi/


