Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një femër në Prizren

2019/07/police.jpg

Policia e Kosovës bën të ditur se është raportuar se në apartamentin e saj është gjetur pa shenja jete një femër.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prizren.

“Është raportuar se në apartamentin e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare”, thuhet në raport.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /Telegrafi/