Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një femër në Prishtinë

2021/12/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete në femër në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 11:50.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër kosovare, për të  cilën e njëjta ishte kujdesur. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. /Telegrafi/