Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një 51 vjeçar në Prishtinë

2019/02/51511102_2035758596723785_5052271632031154176_n.jpg

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën "Bill Clinton" në Prishtinë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

"Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Cliton në Prishtinë, është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e tij", ka thënë Ahmeti.

Ajo ka treguar se bëhet fjalë për viktimën mashkull E.L 51 vjeç, dhe se aktualisht hetuesit policor janë duke marrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast. /Telegrafi/