Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një 30 vjeçar në Prishtinë

2016/06/ambulance1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës ka gjetur një trup të pajetë të një mashkulli në të 30-at ditën e djeshme në Prishtinë.

Policia njofton se trupi i pajetë është gjetur në një banesë në rrugën e UÇK-së rreth orës 12:40. Rasti është hapur si “Vdekje e dyshuar”.

“Një mashkull K/Shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/