Please enter at least 3 characters.

Gjendet një person i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq, policia nis hetimet

2023/04/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq.

Policia njofton se ka nisur hetimet mbi këtë rast.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Obiliq, 02.08.2023 – 00:08. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/