Gjendet një mjet i pashpërthyer në Junik
14/02/2017
Një mashkull ka informuar se afër shtëpisë se tij në Junik ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes, bën të ditur policia.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.


