Please enter at least 3 characters.

Gjendet i vdekur një person në oborr të QKUK-së

2021/05/klinika-emergjente-ne-QKUK-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e enjte në oborr të QKUK-së.

Siç njofton Policia, viktima është gjetur rreth orës 12:55, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se në oborrin e QKUK-së është gjendur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport të Policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/