Please enter at least 3 characters.

Gjendet i vdekur një 27 vjeçar në Gjilan, në rrethana të dyshimta

2020/11/LAJMI-I-FUNDIT-2.png

Një person, rreth moshës 27 vjeçe është gjetur pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit”, në Gjilan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale në bazë të ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se personi i pajetë, pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës, i lindur më 1995 me banim në Gjilan.

“Ju njoftoj se sot rreth orës 07:25 Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Gjilan është njoftuar për një rast ku një person është gjet  pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës ‘Tranzit’, në Gjilan. Ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale  në bazë të ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se personi i pajetë pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës i lindur më 1995 me banim në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Tutje, Hashani bëri të ditur se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për kryerjen e obduksionit.

“Hetimet do të zhvillohen nga Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me prokurorin e shtetit. Rasti do të hetohet si ‘hetim i vdekjes’", tha ndër të tjera Hashani. /Telegrafi/